Bregu lindor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të përballet me një sërë stuhish të forta, pas temperaturave ekstreme që prekën vendin. New York , Boston, Albany dhe Burlington, Vermont , janë ndër qytetet kryesore verilindore që sipas meteorologëve pritet të goditen nga shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta, breshëri dhe ndoshta tornado, sipas Daily Mail.
Shirat mund të shërbejnë si një “pauzë” në një vend që ka shënuar temperatura të larta gjatë gjithë javës, me sinoptikanët që presin që temperaturat të vazhdojnë të rriten deri në fundjavë. Temperaturat në Boston dhe New York mund të arrijnë 38 gradë të enjten, dhe gjatë fundjavës mund të vazhdojnë drejt 40 gradë.
Qendra e Parashikimit të Stuhive tha se kombinimi i nxehtësisë dhe lagështisë në ajër mund të sjellë shira në rajonet e kërcënuara. Meteorologët thanë se erërat e forta do të përbëjnë rrezikun më të madh për zonat e prekura, , sipas AccuWeather.
Priten edhe vetëtima, ndërsa meteorologët thanë se kushtet mund të ishin të përshtatshme për të prodhuar një tornado në disa zona, por që shanset ishin të ulëta. Juglindja pritet gjithashtu të përjetojë një seri stuhish verore, me Atlanta, Raleigh, Charlotte, Birmingham dhe Jackson nën kërcënimin më të madh për rrufe dhe erëra të forta.
Çikago dhe Miçigan pritet të preken nga shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 70 milje në orë. Bostoni shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak temperaturave të larta ndërsa zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut u kanë kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpitë.
Rreth 265 milionë njerëz priten të përballen me temperatura mbi 38 gradë Celcius gjatë ditëve në vijim.