GostivarLajme

20 milionë denarë për uljen e ndotjes së ajrit në Gostivar / Ndotësit kryesorë guroret dhe ndërtimtaria

Burim kryesor i ndotjes në Gostivar janë guroret dhe ndërtimtaria. Ky konstatim vjen pas hulumtimit një vjeçar që ka bërë universiteti i Shtipit “Goce Dellçev” mbi monitorimin e cilësisë së ajrit dhe burimeve kryesore të ndotjes së ajrit në Gostivar. Profesori Dejan Mirakovski nga ky universitet, thekson se grimcat PM 2.5, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin, në Gostivar tejkalojnë normën e lejuar diku prej 10 deri në 15 për qind.

“Në Gostivar është pluhuri mineral specifik nga mjedisi, risuspension nga rrugët, nga aktivitetet ndërtimore përreth, por ndoshta edhe nga guroret që i keni afër. Ndryshe, më duhet të pranoj se Gostivari është një nga qytetet më të pastra në këtë seri hulumtimi, gjegjësisht përqendrimet mesatare i kalojnë normat e lejuara, por ato janë diku rreth 10-15%, që nuk është rasti me qytetet e tjera më të mëdha si Strumica, Kavadari, Kumanova, të cilat dukshëm i tejkalojnë përqendrimet e grimcave në ajër”, deklaron profesori universitar Dejan Mirakovski.

Hulumtimi ka përfshin edhe qytetin e Kavadarit, Strumicës, Strugës dhe Kumanovës. Profesori Mirakovski megjithatë thotë se Gostivari qendron më mirë se qytete se këto qytete sa i takon ndotjes së ajrit. Ai rekomandon se duhet ndërrmarë një sërë masash për të ulur ndotjen, por primare është ulja e varfërisë energjetike.

“Duhet të përpiqemi të ulim varfërinë energjetike, burimet, mënyrat e ngrohjes së amvisërive, por duhet të kujdesemi dhe të parandalojmë ndezjen e zjarreve në të hapur, një praktikë që nuk mund ta zhdukim, edhe pse zyrtarisht është e ndaluar, djegia e kashtës, djegia e mbeturinave, pastrimi më i mirë i rrugëve, kontrolli më i mirë i objekteve industriale që veprojnë në mjedis, të gjitha këto së bashku do të japin rezultate. Gostivari është 15-20% mbi normën e lejuar dhe me aplikimin e masave pak më intensive mund t’i sjellë përqendrimet e grimcave brenda masave të lejuara. Fatkeqësisht, djegia e biomasës edhe kur moti është i qetë prodhon përqendrime të grimcave ekstreme si në komunat tjera, por mesataret vjetore të Gostivarit janë shumë afër vlerave të lejuara”, deklaron profesori universitar Dejan Mirakovski.

Gjetjet mbi ndotjen e ajrit në Gostivar janë prezentuar para institucioneve lokale dhe qytetarëve, të cilët bashkërisht në dy sesione të quajtuar forume në bashkësi duhet të zgjedhin dy projekte për uljen e ndotjes. Për realizimin e tyre janë paraparë 340 mijë euro, gjysmën e të cilave i siguron komuna, ndërsa gjymën tjetër UNDP-ja, thotë Zudi Xhelili – përgjegjës i departamentit ekologjik pranë Komunës së Gostivarit.

“Është një rast i mirë që qytetarët të ftuar nga të gjitha veprimtaritë, strukturat, shoqatat jo qeveritare, sektori i biznesit, të ftuar nga institucione të ndryshme siç janë QMK, DMSH, Kryqi i Kuq dhe institucione të tjera, ndërmarrjet publike, pastaj kemi siç janë shoqatat për emancipimin e grave dhe me mendimin e tyre bashkarisht do të zgjedhim tre apo katër projekte prioritare dhe pastaj të vendosim që dy prej tyre ti implementojmë në vitin 2025”, deklaroi Zudi Xhelili – përgjegjës i departamentit ekologjik pranë Komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit përmes programit vjetor për uljen e ndotjes, pos subvencionimit për blere të inverterëve dhe biçikletave, ka zhvilluar edhe shumë aktivitet ndërgjegjësuese për uljen e ndotjes, thotë kryetari Vlabon Limani.

“Komuna e Gostivarit ka program vjetor për ndotjen e ajrit, d.m.th masat të cilat ndërmerren. Disa vite kemi pasur subvencionim për biçikleta, subvencionimin e inverterëve dhe gjithashtu gati se çdo vit gjatë Javës së Mobilitetit bëjmë aktivitet për Ditën ndërkombëtare pa automjete ku i motivojmë të rinjtë dhe qytetarët që ti shfrytëzojnë sa më tepër biçikletat si dhe sa më tepër të ecin që sa më pak ti përdorin automjetet me qëllim që të ulet ndotja në qytetin tonë”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Forumet në komunitete do të kenë edhe një takim nga ku do të duhet të zgjedhin projektet për uljen e ndotjes së ajrit të cilat duhet të fillojnë të implementohen vitin tjetër.

Show More

Related Articles

Back to top button