Një fjalëkalim i pasigurtë, hapja e një e-maili të dyshimtë mund të na sjellin në situatë të palakmueshme nga sulmet kibernetike, ndërsa institucionet publike të rrezikojnë edhe të dhënat personale për të gjithë qytetarët. Kjo u tha në trajnimin një ditorë për përgjegjësinë mbi sulemt kibernetike që u mbajtë për punonjësit e administratës së Komunës së Gostivarit dhe institucioneve tjera publike në nivel lokal. Trajnimi vjen me iniciativë të kryetarit Valbon Limani, i cili theksoi se pushteti lokal i Gostivarit bëhet ndër të parët në vend që punon mbi sigurinë kibernetike.
“Jam krenar që sot mbajmë tranimin për adiministratën tonë komunale se si të përballemi me sfidat me të cilat ballafaqohemi tani në kohët moderne dhe sulmet kibernetike. Besoj dhe shpresojë se ky trajnim do të ndihmon në masë të madhe për punonjësit tanë administrativ që të dinë si të mbrohen prej sulmeve kibernetike, por nga ana tjetër edhe do të ndihmon që të dhënat që i posedojmë ne si Komunën e Gostivarit, të dhënat e qytetarëve tanë, të jenë të sigurta”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.
Jemi drejtë hapit të digjitalizimit të institucioneve publike, prandaj mbrojtjes nga sulmet kibernetike duhet ti kushtohet shumë rëndësi, thonë ekspertët. Ermira Idrizi, trajnuese dhe profesoreshë e shkencave kompjuterike pranë UEJL-së, thekson se target nga sulmet kibernetike jemi të gjithë, ndërsa rreziku është më i madh te institucionet që në momentin kur jemi të lidhur në internet me çfardo pajisje elektornike.
“Siguria kibernetike nuk ka ngelur në diçka teknike, por është shumë e përgjithshme sot. Fillon nga çdo moment që kemi një pajisje dhe komunikojmë nëpërmjet internetit, dhe ne jemi faktikisht një target për sulmet kibernetike. Kur bëhet fjalë veçanërisht për institucionet shtetërore që ngërthejnë në vete të dhëna personale të të gjithë qytetarëve, respektivisht në rastin komunkret të Komunës së Gostivarit, besoj se ky trajnim duhet të jetë mjaftë i mirëpritur. Trajnime si ky ku punëtorët do të shohin nga sendet shumë të vogla dhe praktike se si mund ato të mbrohen deri në diçka shumë më e madhe, do të ishte mjaftë mirë, pasi të gjithë institucionet do të kalojnë në digjitalizim dhe nëse jemi një hap para me sigurinë kibernetike, besoj se do ta mbërrimë atë hapin e digjitalizimit ashtu siç edhe duhet”, deklaroi Ermira Idrizi, profesoreshë e shkencave kompjuterike pranë UEJL-së.
Trajnuesi tjetër Valon Dauti, njëherit specialist dhe konsulent për siguri kibernetike, besoj se me punë të përbashkët mund të arrihet siguri kibernetike.
“Ky trajnim synon që të pajis punonjësit me dituri bazike fillimisht se si të mbrohen vetë dhe pastaj institucioni ku ata punojnë nga rreziqet kibernetike në përgjithësi. Me bindje të plotë e them se ne bashkërisht mund të krijojmë një mjedis digjital më të sigurtë për Gostivarin”, deklaroi Valon Dauti, specialist dhe konsulent për siguri kibernetike.
Trajnimi një ditorë është mbajtur në Qendrën për Resurse Rinore “Ican” në Gostivar.