LajmeRajon

Kosovë, opozita akuzon Qeverinë se po e përdorë veriun për fushatë zgjedhore, pushteti e mohon

Mbyllja e degëve të postë së Serbisë në veri të vendit, mbyllja e komunave paralele serbe si dhe plani për hapjen e urës së Ibrit, janë disa nga veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit. Por, për opozitën këto veprime të Qeverisë janë vetëm për konsum elektoral para zgjedhjeve të reja.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se me veprimet e pakoordinuara vetëm për elektorat Qeveria aktuale po i bënë dëm Kosovës.

”Krejt këto janë veprime elektorale kanë pasur deklarata Bombasatike të gjithë anëtarët e vv ndërsa u pa që pas vizitës s eci aspo përmende më ura. Meqenëse kjo qeveri ka pasur një përformancë që keqe po mundohet me përfomancë të tillë duke përdorë pretekstin e çështjes së veriut po mundohet me ru elektoratin e vet duke hen eq e kane shtri sovranitet ne fakt ka pasur….këto veprime Të pakoordinuara vetëm për elektorat po i bëjnë dem Kosovës”, tha Kadrijaj për RTV21.

Partia në pushtet hedh poshtë akuzat e opozitës për përdorim të veriun për qëllime elektorale. Sipas deputetit të LVV-së, Agon Batusha, shtrirja e sovraniteti në veri përfshirë edhe hapjen e urës, ka qenë synim i Vetëvendosjes edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Po të shkonim në zgjedhje në qershor ose korrik kur kemi kërkuar ne çështja e urës nuk do të ishte temë atë kohë rrjedhimisht s’do të ishte temë fusha atë kohë, fushata tani është për janar- shkurt dhe tema ka ardhur vetvetiu çështjen e aurës nuk po e përdorim për fushatë është çështje e kohës. Absolutisht jo, kjo ka qenë qëllimi jonë edhe ku kemi qenë në opozite edhe kur jemi ardh në qeveri sovraniteti duhet të jetë në çdo pjesë të Kosovës”, tha Batusha.

Qeveria e Kosovës ka kohë që ka paralajmëruar hapjen e urës së Ibrit dhe së fundmi është deklaruar se për këtë qëllim është në konsulta të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar dhe KFOR-in.

Sipas deputetes së AAK-së, Tim Kadrijaj, vendimi për urën nuk mund të merret pa u koordinuar me aleatët.

Deputeti i vetëvendosjes Batusha, ndërkaq thotë se hapja e urës së librit është çështje kohe.

Partitë opozitare kanë kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës për veprimet në veri të vendit duke i cilësuar si të pakoordinuara, në dëm të raporteve të Kosovës me aleatët./RTV21/21Media

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button