BotaLajme

Lufta kundër inflacionit: Franca merr vendin të rrit pagat dhe pensionet, pritet të ulet çmimi i derivative

Qeveria e Francës së bashku me Asamblenë Kombëtare kanë marrë vendim që të rriten pagat në sektorin publik.

Ata kanë votuar një projektligj që përfshin rritjen e pagave në sektorin publik, pensioneve dhe ngrirjen e përkohshme për të shtrenjëtimit të qirasë, raporton Reuters, shkruan arbresh.info

“Ne kemi arritur të arrijmë një shumicë rast pas rasti për t’u ofruar francezëve zgjidhje konkrete,” tha kryeministrja Elisabeth Borne të premten.

Kostoja për këtë projektligj pritet të jetë diku rreth 20 miliardë euro. Po ashtu sot pritet të ketë debat për një projektligj tjetër financiar kur do të përfshihet edhe zbritja e çmimit të karburanteve, që do t’i kushtoj qeverisë franceze miliarda euro tjera.

Ngritja e inflacionit ka bërë që Franca të bëj hapa për të rritur fuqinë blerëse. Muajin e kaluar inflacioni në Francë ishte 6.5%. /arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button