Sistemi i ri për siguri në komunikacion do të ketë për bazë detektimin e shkeljeve kryesore dhe me pasoja më të mëdha, shkruan Alsat.
Parkimi i palejuar, hyrja në semaforin e kuq dhe tejkalimi i shpejtësisë.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski deklaroi se për momentin po punohet për zgjidhjen ligjore dhe teknike, organizimin e strukturave policore dhe procedimin e gjobave dhe kundërvajtjeve në kohë.
Nuk dihet se kur do të hy në funksion sistemi i ri, por Toshkovski thotë se është çështje muajsh.
“Këto kamera duhet të vërtetojnë kundërvajtjet në tre segmente: parkimi i palejuar, kalimi në semafor të kuq dhe shpejtësia e palejuar. Këto janë tre shkeljet më të mëdha që bëhen në komunikacion brenda një viti. Tejkalimi i shpejtësisë dhe kalimi në të kuqe janë dy kundërvajtjet me pasojat më të mëdha. Jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjes ligjore dhe teknike që do të na jep sistem funksional. Kur është bërë projekti askush nuk ka menduar në atë se si do të zbatohet”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm./ Alsat.mk