LajmeMaqedoni

Të dyve u qoftë me fat, thotë Mickoski për paralajmërimet e Ahmetit për protesta dhe për deklaratën e Snopçes për dalje nga qeveria

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka komentuar deklaratën e deputetit të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, se ata mund të dalin nga Qeveria, nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për “Branitellat” pa u parashikuar edhe kompensimi për ish luftëtarët e UÇK-së.
Mickoski shkurt tha se “I dëshiroj fat”, ndërsa të njëjtën përgjigje e kishte edhe për pyetjen, lidhur me paralajmërimet e kreytarit të BDI-së, Ali Ahmeti se ata të revolutar për balancuesin do të dalin në protesta: “Edhe atij i dëshirojë shëndet dhe fat”, tha Mickoski.
Mickoski mes tjerash e ka përsëritu qëndrimin e tij se nuk funksionon me kërcënime dhe shantazhe.
“Nëse dikush kërcënon atëherë duhet atë ta realizoj, nëse nuk e bën, atëherë le përshtypje të keqe në opinion. Unë në kërcënime nuk përgjigje ashtu siç dikush mund të pret. Jam i befasuar që një profesor përdorë fjalor të tillë, por ky është vendimi i tij. Nuk e di kur do të vjen në rend dite në Kuvend, Ligji për ‘branitellat’ por kur do të vjen do ta ketë përkrahjen tonë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Show More

Related Articles

Back to top button