LajmeMaqedoni

Mexhiti: Qeveria solli vendim të ndalet onlajn bixhozi në Maqedoninë e Veriut

Zv/kryeministri, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë, është sjellë vendimi për ndërprerjen e e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino.
“I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet.
Mbetemi njerëz të fjalës. Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë”, ka shkruan Mexhiti.
Ai ka shkruar se prioriteti kryesor është mbrojtja e qytetarëve.
“T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit.
Mungesën e një procedure të qartë, Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit onlajn dhe internet.
Interes kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi ishte për mijëra bashkëqytetarë tanë.
Premtuam se do të luftojmë kundër kësaj të keqeje, sot dëshmojmë në vepër.
Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë kushte për një jetë të denjë”, ka shtuar më tej Mexhiti. /SHENJA

Show More

Related Articles

Back to top button