LajmeSport

UEFA pranon gabimin: Gjermania është dëmtuar përball Spanjës

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) pranoi gabimin e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit të fundit Evropian, kur Gjermanisë nuk iu akordua penallti në ndeshjen kundër Spanjës.

Komiteti i Arbitrave të UEFA-s vendosi që Gjermania duhej të ishte akorduar një penallti në kohën shtesë me ndeshjen e barabartë 1-1. Pasi mbrojtësi i Spanjës Kukurelja, pas goditjes së Musialës, luajti me dorë në zonën e tij të penalltisë, arbitri kryesor i ndeshjes, Entoni Tejllor, si dhe gjyqtarët nga dhoma e VAR-it nuk vendosën të tregojnë pikën e penalltisë.

Pas pak minutash, Merino shënoi një gol për Spanjën, me të cilin Spanja siguroi një vend në gjysmëfinale. Në Kampionatin Evropian të sivjetmë në Gjermani, Spanja mposhti në finale Anglinë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button