LajmeSport

Shçęzni i thot “PO” ofertës së Barcelonës, zyrtarizimi javën e ardhshme

Sipas “El Chiringuito TV”, Vojçieh Shçęzni ka vendosur ta pranojë ofertën e Barcelonës, që e zgjodhi atë për të zëvendësuar të dëmtuarin Mark Andre Ter Stegen. Portieri polak ka hequr dorë kështu nga ideja për t’i thënë lamtumirë futbollit, të cilin e kishte zyrtarizuar vetëm një muaj më parë. Sipas medias spanjolle njoftimi zyrtar i këtij transferimi do të arrijë javën e ardhshme.

“Mundo Deportivo” nënvizon se ideja e Barcelonës është që ta kompensojë mungesën e Ter Stegen për momentin me ardhjen e Shçęznit, deri qershorin e ardhshëm, dhe më pas të tentojë, në afatin kalimtar të verës, të tentojë Diogo Kosta, portierin e Portos.

I pyetur nga “Mundo Deportivo”, Shçęzni deklaroi se nuk mund të thoshte asgjë për këtë temë, pasi nuk donte të shtonte asgjë tjetër, veç dëshirës së tij për shërim të shpejtë të Ter Stegen.

“Unë vetëm shpresoj që Mark të shërohet shpejt. Ai është një mik i mirë dhe portier i madh, i uroj nga zemra më të mirën,” ka thënë mes tjerash Shçęzni.

 

Show More

Related Articles

Back to top button