Liga e Kampionëve u rikthye me një zhurmë javën e kaluar dhe tani është radha e Ligës së Evropës, garës së dytë më të madhe të ekipeve evropiane. Turneu është rritur nga 32 në 36 ekipe dhe formati është dukshëm i ndryshëm, duke pasqyruar një pamje të re. Një ndryshim tjetër vendimtar është se 36 skuadrat që shihni në garë në ndeshjen e parë janë klubet e vetme që do të konkurrojnë në edicionin 2024-2025. Kjo është e drejtë, nuk ka më ekipe që bien nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës, që do të thotë se Atalanta nuk do të jetë në gjendje të mbrojë trofeun.
Por, kush janë skuadrat favorite për të fituar trofeun e Ligës së Evropës në edicionin 2024/25, me finalen që zhvillohet në ‘San Mames’?
Superkompjuteri i kompanisë “Opta” ka simuluar 10,000 herë garën e edicionit 2024/25 dhe ka zbuluar shanset dhe ka konfirmuar përqindjet e secilës skuadër pjesëmarrëse të këtij edicioni dhe renditja e favoritëve është vërtet befasuese.
Favorit kryesor për të fituar trofeun është Porto me 17.8% shanse, ndërsa Atletik Bilbao vjen pas tyre me shanse prej 10.9%. Në pozitën e tretë është skuadra befasueses, Sllavia Praga me 9.8% shanse, ndërsa pas tyre vjen Totenham Hotspur me 8.6% dhe Roma e pesta me 8.2% shanse.
Gjiganti i Premier Ligës, Man. Junajted vlerësohen vetëm si favoriti i gjashtë me 7.1%, ndërsa pas tyre vjen Lacio (6.1%), Gallatasaraj (5.2%), Real Sosiedad (3.6%) dhe Aintraht Frankfurt që mbyll top 10 me 3.6% shanse gjithashtu.