LajmeMaqedoni

Risteski: Prioritet i ynë do të jetë kthimi i shumicës së të rinjve të cilët për momentin jetojnë jashtë vendit

Prioritet i Qeverisë dhe i Minsitrisë së Ekonomisë dhe Punës është ruajtja e të rinjve në vend. Nga viti i ardhshëm prioritet i ynë do të jetë jo vetëm t’i ruajmë mendjet e reja këtu në shtet, por edhe t’i kthejmë shumicën e tyre me punë të garantuar apo me mbështetje të kompanive të reja startap dhe përmes engjujve biznesor, të mund të njihen ato nisma të mira në mënyrë që të mund të kthehen të rinjtë dhe të hapen biznese të reja në Maqedoni, porositi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

“Prioritetet tona janë hapja e 70 mijë vendeve tër eja të punës në katër vitet e ardhshme për të rinjtë, 500 vende të garantuara të punës për studentët më të mirë nga universitetet në Maqedoni, si dhe lehtësime të reja tatimore të ndërmarrjeve dhe kompanive në Maqedoni për punësim të të rinjve. Parashohim edhe përpunim të masave të reja të cilat do të dalin nga Agjencia për punësim dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës për hapje të bizneseve të reja dhe vendeve tër eja të punës, para së gjithash për të rinjtë të cilët për momentin jetojnë, punojnë dhe studiojnë jashtë vendit”, deklaroi Risteski pas përfundimit të konferencës “Nga Sllvoenia drejt Maqedonisë së Veriut: Sinergji e arsimit dhe biznesit në Maqedoni të Veriut”, në organizim të Ambasadës së Sllovenisë së bashku me Shoqatën e afaristëve nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut dhe Organizatës studentore të Maqedonisë së Veriut në Slloveni (OSMS).

Theksoi se të gjithë të rinjtë të cilët morën pjesë në ngjarjen e sotme gjatë javës së ardhshme do të ftohen në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për të ndihmuar në përpunimin e masave të reja në pjesën e punësimit të të rinjve dhe masave të reja të cialt gjatë vitit të ardhshëm do t’i zabtojë Agjencia për punësim. Masat, siç tha, ende janë në fazë dhe version punues, por këtë vit duhet të hyjnë në programet dhe buxhetet për vitin e ardhshëm.

I pyetur se si po zbatohet masa për kufizim të marzheve gjatë këtyre dy ditëve dhe nëse inspektorët ndodhen në terren, Risteski tha se prej dje, por edhe sot, inspektorët janë intensivisht në terren.

Deri më tani, siç tha, nuk ka markete të dënuara sepse dje ishte dita e parë e zbatimit të masës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button