LajmeMaqedoni

Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Balancuesin godet shumicën e Badenterit

Ademi, “Daily Click” thotë se vendimi i kësaj gjykate për pezullimin e Balancuesit nuk është naiv, dhe se i njëjti rrezikon edhe Badenterin.

“Hapi tjetër i radhës, sipas kësaj logjike, do të duhej të ishte…të gabuar, të motivuar politikisht, as deputetët të mos deklarohen për përkatësinë e tyre etnike me rastin e kandidimit të tyre në zgjedhjet parlamentare, sepse edhe deputetët janë qytetarë. Nëse qytetarët gjatë procesit të punësimit, nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike, që nuk ka të bëjë këtu me Balancuesin, por është përtej Balancuesit, e në qoftë se edhe deputetët sipas kësaj logjike të mbrapsht nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë etnike, atëherë goditet edhe shumica e Badenterit, apo sjellja e ligjeve me shumicë të dyfishtë, ne nuk do ta dimë se cilët deputetë, cilës përkatësi etnike i takojnë”, theksoi Ademi.

Ademi tha se në këto 100-ditë Marrëveshja e Ohrit për më pak se 100 ditë, po goditet në të gjitha anët, me të gjitha mekanizmat.

“Pra, po kontestohet gjuha shqipe, e dini me sa mund dhe sa sakrificë kemi ardhur deri tek ky stad i zgjidhjes ligjore, e cila përmbyll atë pjesë normative të Marrëveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, flamuri kombëtar, asnjëherë nuk ka qenë çështje e kontestueshme, e debatueshme apo e kontestueshme, se a do të duhet në zyrën e një përfaqësuesi shqiptar të ketë apo jo flamur”, tha mes tjerash Ademi.

 

Show More

Related Articles

Back to top button