BotaLajme

Britania e Madhe njofton paketën e ndihmës me vlerë 5 milionë paund për Libanin

Ministrja e Zhvillimit në Britainë e Madhe, Anneliese Dodds njoftoi sot një paketë të ndihmës me vlerë 5 milionë paund (6,6 milionë dollarë) për Unicef në Liban.

Njoftimi erdhi pas sulmeve ajrore vdekjeprurëse mes Izraelit dhe Hezbollahut në fillim të javës.

Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim në Britaninë e Madhe ka konfirmuar se ndihma do të shkojë për furnizime mjekësore, produkte higjienike, karburant për stacionet e ujit dhe ekipet e urgjencës që punojnë në fushat e shëndetit dhe të ushqyerit.

Departamenti qeveritar konfirmoi gjithashtu se avionët dhe helikopterët e Forcave Ajrore Britanike janë në gatishmëri.

Zyrtarët e Forcave Kufitare dhe të Zyrës së Jashtme dhe 700 trupa u dislokuan në Qipro të martën. “Situata në Liban është shqetësuese,” tha Dodds.

“Britania e Madhe do të jetë gjithmonë një mbështetëse e fortë e popullit libanez”, shtoi ajo.

“Kjo është arsyeja pse ne po sigurojmë 5 milionë paund për Unicef – për të mbështetur civilët që janë zhvendosur dhe po përballen me një emergjencë humanitare”, tha ajo.

“Ne duhet të synojmë një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët për të parandaluar viktima të mëtejshme civile dhe për të siguruar që njerëzit e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Dodds.

 

Show More

Related Articles

Back to top button