Nedim Bajrami ka qenë padyshim protagonisti i fitores së Renxhersit përballë Malmo-s në Ligën Evropa. Ky ishte goli i parë i tij me fanellën e skuadrës skoceze dhe i pari që nga goli historik ndaj Italisë në Evropian, që erdhi pas vetëm 24 sekondash. Bajrami është jo vetëm një specialist i golave të shpejtë, por gjithashtu ka vendosur rekorde, duke thyer një rekord që kishte mbetur i paprekur që nga viti 1998. 26 vite më parë, Xhenaro Gatuso shënoi në minutën e parë për Renxhersin në një kompeticion evropian, dhe Nedim Bajrami shënoi për 55 sekonda.
Ndryshe Bajrami u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”, Malmo – Rejnxhërs. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë shënoi në minutën e parë të takimit në favor të skocezëve, teksa mori dhe notën më të lartë të takimit. Pikërisht 8.8 është vlerësimi që “Sofascore” i jep Bajramit pas paraqitjes mbresëlënëse.
Ra në sy për 4 goditjet e tij, 3 prej të cilave në portë. Mesfushori ia doli të driblojë saktësisht 1 herë. Krijoi 3 shanse të mëdha, ndërsa 4 ishin pasime kyçe.