BotaLajmeRajon

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

Presidentja, Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amërikës (SHBA) Joe Biden dhe zonja e parë Biden.

“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, citohet Osmani në njoftimin e Presidencës.

Osmani po qëndron në SHBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Përveç Bidenit ajo është takuar edhe me liderë të tjerë botërorë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button