GostivarLajme

Biblioteka e qytetit të Gostivarit me hapësira të reja / Fondi prej 80 mijë libra për çdo grup – moshë

Në hapësirë të re prej mbi 200 metra katrorë është vendosur biblioteka e qytetit të Gostivarit. Ajo vazhdon të jetë në objektin e Qendrës për Kulturë, por e zhvendosur në ambiente të rinovuara dhe vend të qasshëm më lehtësisht për çdo lexues të qytetit. Hapja solemne kishte tubuar të gjithë të punësuarit e këtij institucioni kulturor, ndërsa të pranishëm ishin edhe bibliotekistët në pension. Pjesë e ceremonisë përuruese ishte edhe një delegacion nga komuna e Gostivarit, drejtuar nga kryetari Valbon Limani. Pas vizitës së hapësirave të reja, drejtoresha e Qendrës për Kulturë, Farije Adili, falenderoi kryetarin Limani për mbështetjen financiare dhënë për realizim të këtij projekti.

“Në hapjen solemne të hapësirave të reja të Bibliotekës së qytetit prezent e kemi edhe kryetarin e komunës z.Valbon Limani ku e njoftova me zhvillimin e punimeve. Poashtu, e falenderoj kryetarin për mbështetjen financiare dhe morale për realizimin e këtij projekti. Besoj që bashkëpunimet tona të vazhdojnë edhe në projekte tjera. Nga sot kryetari është edhe anëtar i Bibiliotekës. Gjithashtu, falenderojë të punësuarit për kontributin e dhënë dhe i ftoj qytetarët që të vizitojnë Bibliotekën e qytetit”, deklaroi Farije Adili, drejtoreshë e Qendrës për Kulturë në Gostivar.

Kryetari Limani është anëtari i parë i Bibilotekës pas zhvendosjes së saj në hapësirat e reja. Ai tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështes këtë institucion, dhe uroji që investimi i ri të jetë motiv shtesë për të rritur numrin e lexuesve.

“Jemi këtu sot në hapjen solemne të Bibliotekës së qytetit, në fakt pas zhvendosjes dhe të një pune të shkëlqyer që ka bërë drejtoresha bashkë me stafin e saj. Komuna e Gostivarit ka ndihmuar me aq mundësi sa kishte dhe shpresoj që në të ardhmen mundësitë të jenë edhe më të mëdha. Uroj që me këto hapësira të reja të ketë sa më tepër lexues të regjistruar, dhe me këtë të japim një motiv deri te të gjithë qytetarët e Gostivarit që sa më tepër të lexojnë dhe ta kultivojmë edukatën e leximit”, deklaroi Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.

Ndryshe, Biblioteka e qytetit të Gostivarit ka mbi 40 mijë tituj me mbi 80 mijë libra. Pjesa më e madhe apo 57 mijë janë libra për të rritur, kurse pjesa tjetër për fëmijë. Literatura është tre gjuhëshe: shqip, maqedonisht dhe turqisht, ndërsa disa libra profesional janë në gjuhën angleze. Aktualisht ka mbi 1000 anëtarë të rregullt, prej të cilëve më i vogli ka vetëm dy vjet, ndërsa më i rrituri është një 84 vjeçar. Poashtu, Biblioteka ka vendosur në shërbim edhe anëtarësimin elektronik. Aty punojnë 8 persona, të cilët pos hapësirës kryesore dhe lexuesve, kujdesen edhe për hapësirat tjera që shërbejnë si depo për ruajtjen e librave.

Show More

Related Articles

Back to top button