Moti sot me diell dhe më i freskët, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë (mbi 70 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 22 gradë.
Në Gostivar moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë Celsiusë.