LajmeMaqedoni

VLEN krenohet me arritjet në Qeveri, prezantojnë projektet kryesore që realizuan në 100 ditët e para

Mbyllja e kazinove online, ndarja e 35 milionë eurove për ndërtimin e kampusit “Nënë Tereza”, 100 milionë euro për komunat janë projektet kryesore me të cilat koalicioni VLEN i vlerëson si arritje kyçe në 100 ditët e para të Qeverisë aktuale, e përbërë mes VMRO-DPMNE, VLEN dhe Lëvizja ZNAM. Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, u ankua se në njëqind ditët e para nuk u është dhënë hapësirë e mjaftueshme për të punuar në qetësi, sepse siç tha, janë përballur me një opozitë destruktive, opozitë e cila madje ka punuar për destabilizimin e vendit.

“Dhe këtë rotacion politik, kemi punuar në mënyrë intenzive për t’i zbardhur rastet e korrupsionit dhe mendoj se dalëngadalë këto raste do të zbardhen, dhe nuk do të merret politika por organet e gjyqësisë dhe prokurorisë për të gjithë ata që kanë gabuar në të kaluarën, që e kanë shfrytëzuar mandatin politik për qëllime personale dhe familjare”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Përpos arritjeve që i prezantoi, Mexhiti paralajmëroi edhe “One Stop Shop” në katër vendkalime kufitare.

“Ka vendim dhe po punohet në mënyrë intenzive që kufijtë Tabanoc, Bllacë, Jazhincë dhe Qafa Thanë që nga janari, eventualisht më së voni në shkurt, të shndërrohen në kufij “one stop shop” që do e lehtëson dukshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallërave në këto kufij dhe do i bëjë më të përafërta vendet tona në rajon”, shtoi Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë.

Përndryshe Qeveria aktuale u votua më 23 qershor të këtij viti ndërsa që nga pavarësia e shteitt, kjo është përbërja e 20-të qeveritare.

Show More

Related Articles

Back to top button