LajmeMaqedoni

Njihuni me “Dj Allshar”, roboti i prodhuar në Maqedoni, që bën muzikë përmes inteligjencës artificiale

Ky është roboti humanoid i quajtur Allshar dhe është vepër e doktor profesorit Anis Sefidanis. Roboti është krijuar me arritjet më të fundit të Inteligjencës Artificiale dhe është i pari i këtij lloji jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Në këtë projekt Sefidanis ka punuar prej vitesh, ndërsa çdo pjesë e robotit është krijuar në laboratorin e tij. Roboti ka pamjen e një njeriu ndërsa është mirë menduar që të komunikojë edhe me gjeste dhe mimika.

“Allsharin është humanoid ka pamje dimensione dhe proporcione të njeriut pas çka e nevojshme ishte për tu veçuar një skenar ku mund të justifikohet “interface” dhe ai është skenar që do të kyçte komunikim me publikun që të mundet që të artikulohet Inteligjenca Artificiale të cilën e përdor roboti si njeri që të mundet të komunikojë edhe me gjeste, me mimika të fytyrës të shfrytëzojë sistemet e përparme për njoftim, sintezën e të folurit etj”, tha Anis Sefidanis.

Roboti ka 6 kompjuterë në trupin e tij nga të cilët merr edhe koordinatat.

“Hardveri është përpunuar me ndihmën e disa teknologjive të kodit të hapur, shabllonin që e përdorëm për pjesën e epërme të robotit quhet IM OFF në atë ka dy kompjuterë një për koordinim të pjesës së djathtë dhe një për pjesën e majtë dhe dy për sinkronizimin e robotit, ka edhe dy kompjuterë të jashtëm nga të cilët njëri është për kontrollin e motorikes, ndërsa tjetri është për logjikën konkretisht për “trurin”, potencoi Anis Sefidanis.

Teknologjia që ka përdorur doktor Sefidanis për robotin është shumë e shtrenjtë dhe moderne.

“Ata artefaktet digjitale të cilat Allshar i përbën me ndihmën e këtij super kompjuteri ky është DJX teknologji për momentin kompania më e fuqishme në botë dhe prodhon teknologji për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale dhe në kuadër të këtij sistemi janë të kyçura 4 procesorë të tillë të quajtur Teslla te cilët të punuar nga Paskal arkitektura”, shtoi Anis Sefidanis.

Roboti Allshar është DJ dhe ka performuar në dy evente në Ohër. Ai tregon se njerëzit mendonin se dikush i jepte urdhra nga pas andaj kishte njerëz që ulnin zërin e miksetës për të parë nëse roboti do të reagonte për ta ngritur zërin.

“Allshari mund të dëgjojë këngë të vjetër maqedonase ose shqipe dhe në kohë reale të njëjtën ta përpunoj në melodik trans ose tehno çka do të jetë shumë më e pranueshme për gjeneratat e reja. Ai madje mundet të prodhoj edhe zhanrin e tij për ne i panjohur i cili do ti përmbush pritshmëritë e gjeneratave të ardhshme”, theksoi Anis Sefidanis.

Sefidanis, Allsharin do ta prezantojë në Itali e Spanjë nëpër konferencat digjitale. Ndërkohë ka interesim të madh nga DJ me emër që duan të luajnë muzikë me Allsharin në kombinim duo./TV21/

 

Show More

Related Articles

Back to top button