LajmeMaqedoni

Ulet çmimi i benzinës, por jo dhe i dizelit

 

Komisioni Rregullator i Energjetikës Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,19 % në raport me vendimin e datës 23.9.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i Мazutit М-1 SU ulet për 0,155 den/kg dhe do të jetë 41,672 den/kg.

Nga data 1.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 67,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 67,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 41,672 (denarë/kilogram).

 

Show More

Related Articles

Back to top button