Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me mesfushorin Mark Bernal për rinovimin e kontratës deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi edhe për tri vjet tjera. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gjiganti spanjoll. Klauzola e blerjes së Bernalit është 500 milionë euro.
“Barcelona dhe Mark Bernal kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2026, me opsionin e vazhdimit edhe për tri vjet tjera”, shkruan Barça.
17-vjeçari Bernal është lënduar rëndë në fillimin e këtij edicioni dhe do t’i mungojë Barcelonës për një vit. Por Barça e vlerëson shumë të rëndësishëm për të ardhmen.