Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë dhe do të jetë një natë interesante me derbi. Do të luhet sërish në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, ndërsa këtë herë do të luhet vetëm të martën dhe të mërkurën, ndryshe nga raundi i parë që u luajt edhe të enjten.
Me fillim nga ora 18:45, Salzburg pret Brestin, derisa në Gjermani, Shtutgarti do të ketë punë me Spartën e Pragës të futbollistëve shqiptarë si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Qazim Laci dhe Indrit Tuci. Ndeshjet vazhdojnë nga ora 21:00 dhe në orar janë dy derbi të mëdhenj.