LajmeSport

Gjimshiti kundër Donjetskut, Zhegrova sfidon Real Madridin

Liga e Kampionëve vazhdon me nëntë ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar. Në fushë zbresin skuadrat e mëdha si Bajern Munihu, Real Madridi, Liverpulli dhe Juventusi. Megjithatë dy ndeshjet e para zhvillohen nga ora 18:45, ku Xhirona pret Fejnordin dhe Shakhtar Donetsk përballet me Atalantan e Berat Gjimshitit.

Festë futbolli do të ketë në Angli ku luhen dy ndeshje, me Aston Villan që është nikoqir i Bajern Munihut, derisa Liverpulli në stadiumin “Anfield” do të mirëpret Bolonjën.

Lilla e Edon Zhegrovës do të përballet me Real Madridin, ndërsa sfidë interesante është edhe ajo mes RB Lajpcigut ku luan EliF Elmas dhe Juventusit. Në ndeshjet e tjera, Benfika takohet me  Atletio Madridn dhe Shturm Graz sfidon Klub Brizhin.

 

Show More

Related Articles

Back to top button