Hezbollahu njoftoi se është përleshur me forcat izraelite të cilat përpiqeshin të depërtojnë në qytezën Al-Adise në rrethin Marj Uyun të provincës Nabatiyeh në jug të Libanit, dhe i detyroi ata të tërhiqen duke iu shkaktuar humbje, transmeton Anadolu.
Hezbollahu ka dhënë informacion mbi këtë çështje në një deklaratë në platformën e rrjeteve sociale Telegram.
Në deklaratë thuhet se elementët e Hezbollahut u përleshën me forcat izraelite të cilat u përpoqën të depërtojnë në El-Adise nga drejtimi i Hallet El-Mehafir mëngjesin e sotëm, u përleshën me ta, iu shkaktuan humbje dhe i detyruan të tërhiqen.
Hezbollahu njoftoi se hyri në konflikt me forcat e këmbësorisë izraelite për herë të parë që kur Tel Avivi njoftoi se ka nisur operacion ushtarak në jug të Libanit.
Ndërsa nuk u vu re asnjë sulm tokësor nga forcat izraelite gjatë ditës së djeshme, Hezbollahu mohoi pretendimet e Tel Avivit dhe shtoi se nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë midis ushtrisë izraelite dhe anëtarëve të Hezbollahut në jug të Libanit.