LajmeMaqedoni

VLEN-i me akuza të ashpra ndaj Frontit Evropian

Koalicioni Vlen ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Fronti Evropian. Sipas deputetes Saranda Imeri Stafai BDI-ja së bashku me partnerët po përpiqet të shmanget nga drejtësia, për siç bizneset e paligjshme.

“Sot klika kriminele e BDI-së dhe satelitët e saj, Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi, do të bëjnë shfaqe për të fshehur tmerrin e tyre nga përballja me drejtësinë. Nuk do të lejojmë që ta nënçmojnë popullin shqiptarë. Ahmeti nga komandant Abaz Gjuka është kthyer në ortak me mbretërit e striptizëve dhe bixhozit. Presim që sot Abaz Gjuka të zbulojë nëse paratë nga bizneset e pista dhe tenderët kriminele po pastrohen përmes nipërve të tij… Mezi presim që klika kriminele e BDI-së të përballet me anëtarësinë dhe simpatizantët e tyre”, deklaroi Saranda Imeri, deputete e VLEN. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button