Kryetari i Lëvizjes Populli – pjesë e Frontit Europian Skender Rexhepi Zejdi tha se kjo qeveri ka deshqiptarizuar institucionet.
“I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në qeveri pa legjitimitet, por me legjitimitetin e VMRO-së, mirëpo gjithcka u bë mbrapsht”, deklaroi Zejd Rexhepi. /Shenja/