BotaLajme

Rusia bombardon Harkivin, shkakton dëme të konsiderueshme

Trupat ruse bombarduan Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, bëri të ditur kryebashkiaku Terekhov përmes një postimi në Telegram. Sipas tij, dëme pësuan disa ndërtesa banimi dhe një garazh publik. Në një sulm të ngjashëm në Derhaçi u plagosën disa njerëz, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori i Harkivit. Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Gjatë shtatorit kreu dhjetëra sulme ajrore në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës, duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë, atë të ushtrisë dhe të transportit. Autoritetet ukrainase raportuan për dhjetëra civilë të vrarë në këto sulme. Rusia mohon se i shënjestron zonat civile, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën.

Show More

Related Articles

Back to top button