BotaLajme

“Helena” bëhet uragani i dytë më vdekjeprurës në SHBA

Uragani “Helena” bëhet stuhia e dytë më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa numri i viktimave të shkaktuar prej saj i ka kaluar shifrat 200.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në juglindje të SHBA për të gjetur të mbijetuar, pasi shumë njerëz janë shpallur të humbur dhe nuk ka asnjë lajm prej tyre.

Më shumë se gjysma e vdekjeve regjistrohen në Karolinën e Veriut, ku komunitete të tëra u shkatërruan nga stuhia e dytë më vdekjeprurëse që nga Katrina në vitin 2005, e cila vrau më shumë se 1800 njerëz.

Më shumë se 700 mijë banesa janë pa energji prej një javë, teksa presidenti Biden dhe zëvendësja e tij po zhvillojnë një tur në zonat e shkatërruara në Florida dhe Xhorxhia.

Numri në rritje i të vdekurve vjen ndërsa Presidenti Joe Biden vazhdon turneun e tij dy-ditor në zonë duke vizituar Florida dhe Gjeorgji të enjten.

Qindra rrugë mbeten të mbyllura, duke penguar përpjekjet për të dërguar ndihma për komunitetet e goditura rëndë.

Qytetarët kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave në mënyra të ndryshme, duke përfshirë në disa raste dhe mushka apo helikopterë privatë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button