LajmeMaqedoni

Taravari: Në çdo institucion shëndetësor ka mungesë të personelit mjekësor

Prej 2500 të punësuarve me kontrata nëpër institucione publike shëndetësore, këtë vit vetëm gjysma e tyre mund të marrin vendim pune, ndërsa të tjerët do të duhet të presin ende. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në çdo institucion shëndetësor ka mungesë të personelit mjekësor, veçanërisht të motrave medicinale, teknikëve dhe punonjësve higjienikë, por punësimet me vendime pune do të bëhen në bazë të marrëveshjes me Ministrinë e Financave.

“Ne si qeveri duhet të kemi marrëveshje me ministrinë e Financave, që të shohim a ka resurse, unë jam për idenë që 1200, të paktën gjysma e atyre, ose 1250 t’i zgjidhim këtë vit, t’u japim vendim. Atyre që do më thonë drejtorët, pasi ata më së miri e dinë se ato që janë me kontrata cili vlen të vazhdojë dhe kush nuk është mirë të vazhdojë”, deklaroi Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button