Dy persona kanë vdekur pasi një tajfun goditi Tajvanin jugperëndimor, duke përmbytur qytetin kryesor port të Kaohsiung me shi të dendur dhe duke detyruar ishullin të mbyllet për të dytën ditë. Me erëra deri në 135 km/h, tajfuni Krathon është raportuar të jetë i një stuhie të kategorisë së 1 të Atlantikut.
Dy persona kanë vdekur dhe 219 janë lënduar, sipas Qendrës Qendrore të Operacioneve Emergjente të Tajvanit, duke shtuar se një person është gjithashtu i zhdukur. Bëhet e ditur se në ditët e mëparshme tajfuni kishte lëvizur midis Tajvanit dhe Filipineve si një ekuivalent i kategorisë 4, me presidentin e Tajvanit Lai Ching-te që kishte paralajmëruar për “dëm katastrofik”.
Ndërsa stuhia që atëherë është dobësuar, ajo ka goditur Tajvanin me përmbytje, duke detyruar mbylljen e shkollave në fillim të kësaj jave. Qindra fluturime janë pezulluar dhe mijëra familje janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Siç rportohet, më shumë se 38,000 ushtarë tajvanezë janë në gatishmëri për të ndihmuar në rast urgjence.