LajmeRajon

Opozita në Shqipëri sot organizon protestë

Sot në orën 18.00, në Tiranë do mbahet një protestë kombëtare e thirrur nga opozita, kjo pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm.

Një ditë para zhvillimit të protestës së opozitës, Policia në Shqipëri ka ndarë planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se ditën e sotme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Në njoftim thuhet se Policia apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

 

Show More

Related Articles

Back to top button