BotaLajme

Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të Hamasit

Izraelitët shënojnë përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës që Hamasi e kreu në jug të Izraelit. Militantët i vranë afro 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 pengje, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli u përgjigj duke nisur sulme ajrore dhe tokësore në Gazë, të cilat e kanë bërë rrafsh me tokën shumicën e kësaj enklave dhe kanë vrarë mbi 42.000 palestinezë. Ofensiva njëvjeçare e Izraelit kundër Hamasit gjithashtu ka shkaktuar shkatërrime marramendëse në të gjithë Rripin e Gazës, ndërsa do të duhen dekada për t’u rindërtuar. Ndërkohë drejtoresha Ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët- UNICEF, Catherine Russell, paralajmëroi se lufta në Rripin e Gazës do të ketë pasoja afatgjata për fëmijët që kanë pësuar humbje të njerëzve të dashur, zhvendosje dhe janë përballur me mungesa e vazhdueshme e ushqimit dhe ujit. “Nëse e shikoni Gazën me sytë e një fëmije, është ferr”, tha Russell. Ajo theksoi se fëmijët në Gaza do të traumatizohen nga lufta për vite me radhë. Russell vuri në dukje se dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës është ende i ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button