Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës së vendit, policia ka nisur procedimet, arrestimet dhe ka bërë shpalljen në kërkim të personave që dyshohet se janë përfshirë në akte dhune.
Raportohet se deri tani 1 person është arrestuar dhe 3 janë proceduar penalisht (për shkak se janë të mitur) dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim policor.
Këta persona akuzohen nga policia se kanë hedhur molotov në protestën e djeshme të opozitës.