LajmeSport

Çellsi dërgon dokumentet zyrtare për Zhill Kounde

Skuadra e Çellsit i ka dërguar dokumentet skuadrës së Seviljës, për të përfunduar lëvizjen e tyre për mbrojtësin Zhull Kounde. Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, “Blutë” kanë dërguar ofertën prej 55 milionë stërlina apo 65 milionë euro për francezin.


Klubi londinez ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me lojtarin dhe dëshiron të mbyll marrëveshjen përpara se Barcelona të ofrojë për të. Këto dy skuadrat kanë qenë dy kandidatët kryesorë për francezin 23-vjeçar gjatë gjithë verës. Kounde pritet gjerësisht që ai të largohet nga Sevilja, klub ku u bashkua në verën e vitit 2019 dhe që atëherë është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në lojën evropiane.

Show More

Related Articles

Back to top button