LajmeMaqedoni

Mickoski: Emri i ri i shtetit është një realitet, duhet të përcaktohen qëllimet

Hristijan Mickoski dje në një podcast është pyetur nëse do ta kthejë emrin e vjetër të shtetit, për çka Kryeministri nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

“Kam qenë i pari në vitin 2019 që kam thënë se Marrëveshja e Prespës është realitet. Nga ana tjetër, kur vjen në këtë pozicion, ke dy zgjedhje, rrezikon të izolohesh dhe e dyta të luash për të bërë miq, ndërsa për të bërë miq do të thotë të respektosh Kushtetutën dhe ligjet. Betimin që dhamë e thamë me mbiemrin sepse betimi është pjesë e Kushtetutës dhe ligjit. A pajtohem, a nuk pajtohem, a do ta lë zjarrin të digjet dhe një ditë do të korrigjohet ajo padrejtësi po, po”, tha Mickoski në Podcastin me Stefan Lazarov.

I pyetur se pritëshmërit e opinionit ishin se nëse do të vinin në pushtet do të gjenin zgjidhje për këtë rast, për të cilën Mickoski u përgjigj se për të Maqedonia është Maqedoni, por që fatkeqësisht është realiteti dhe se duhet të përcaktohen qëllimet.

“Nuk ka poshtërim më të madh, por nëse në ndonjë ngjarje do të thotë që ne si shtet, si popull të marrim diçka tjetër, do të duhet ta bëjmë, do ta bëjmë për të marrë një punë shumë më të madhe”, tha Mickoski./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button