LajmeMaqedoni

S’ka kuorum, dështon mbajtja e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore

Në mungesë të kourumit, ka dështuar mbajtja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në këtë komision ishte paraparë që të intervistoheshin, sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Fadile Dyla, U.D i detyrës të drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Avni Rexha dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI).

Në mungesë të deputetëve të pozitës dhe disa të opozitës, kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli të mbyllur këtë mbledhje, për shkak se i pranishëm ishte vetëm edhe deputeti Agim Veliu, raporton kp.

“Realisht, përkundër faktit që kemi qenë të informuar që do të jemi në numër të mjaftueshëm që të vazhdojmë bisedimin dhe intervistimin e kandidatëve të paraparë për sot. Kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë se i ka vetëm dy anëtarë nga subjektet opozitare. Në mungesë të forumit, këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, tha Dreshaj.

 

Show More

Related Articles

Back to top button