LajmeMaqedoni

Sfida e Ademit ndaj VLEN-it pas shfuqizimit të Balancuesit, Taravari: BDI 22 vjet ishte në pushtet, na mbetet neve që t’i menaxhojmë këto situata të krizës

Arben Taravari nga VLEN u pyet për sfidën e Arbër Ademi nga BDI, i cili mbrëmë pas shfuqizimit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, pyeti se cili do të jetë ai ligj për të cilin paralajmërojnë nga VLEN, “që do të sigurojë përfaqësim më të lartë të shqiptarëve, përderisa Gjykata Kushtetuese ka ndaluar edhe deklarimin e përkatësisë etnik”, përcjell TV21. Taravari tha se këtë, siç e quajti ai, situatë krize, do ta menaxhojë VLEN-i, ka përgatitur ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet publike dhe se vetëm presin mendimin e ekspertëve.

“BDI 22 vjet ishte pushtet, nënkryetari i BDI-së duhet ta dijë, besoj që e di që 22 vjet ka qenë pushtet, pse nuk i kanë rregulluar këto punë dhe i kanë lënë kështu. I kanë kontrolluar çdo cep të shtetit dhe pushtetit. Kanë pasur pushtet absolut lokal dhe qendror. Ato duheshte veç më t’i kenë zgjidhur këto probleme , mos të na lënë neve që të merremi me këto probleme, për deri sa i kanë lënë dhe nuk i kanë zgjedhur, na mbetet që ne t’i menaxhojmë këto situata krize, të cilat ato i kanë të pazgjedhura për vite me radhë”, tha mes tjerash Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button