Ministria e Shëndetësisë njofton se nga dje përmes ueb-faqes – vakcinacija.mk ka filluar regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës.
“Janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal. Ministria po shton vazhdimisht numrin e vaksinave të siguruara.
Me vaksinim falas mbulohen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve”, thonë nga MSH.
Rikujtojmë, shtonë nga atje, se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa parandaluese më efektive, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda të gripit, komplikimeve dhe vdekjeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.