LajmeSport

Maqedonia mund të barazojë rekordin në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mund të vendosë rekord të ri në Ligën e Kombeve. E gjithë kjo në rast se arrin të shënojë fitore në duelet e fundit dhe me këtë rast të arrijë pikët maksimale në dy sfidat e fundit, më çka do të barazonte rekordin në kompeticionin e UEFA-s. Rekordi aktual i Maqedonisë është nga edicioni inaugurues i Ligës së Kombeve, kur u arkëtuan 15 pikë në 6 ndeshje, që më pas ndihmuan Maqedoninë të kualifikohet në Kampionatin Evropian, për herë të parë në histori.

Dy pjesëmarrjet e radhës në Ligën e Kombeve nuk ishin aq të suksesshme, në vitin 2020/21 Maqedonia fitoi nëntë pikë, ndërsa në edicionin 2022/23 vetëm shtatë pikë, që mjaftuan për pozitën e dytë apo të tretë në grup.

Tani Maqedonia ka 10 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa dy ndeshjet e fundit i luan në shtëpi. Me fitoret e mundshme ndaj Letonisë dhe Ishujve Faroe, në muajin nëntor, Maqedonia do të arrijë në 16 pikë, që është rekordi i Ligës së Kombeve, që mbahet nga katër kombëtaret: Gjeorgjia (dy herë), Franca, Holanda dhe Uellsi.

 

Show More

Related Articles

Back to top button