LajmeSport

Gjeorgjia sot një finale për Shqipërinë, kuqezinjtë rrezikojnë fundin

Shqipëria luan sot pasdite në orën 18:00 ndeshjen e katërt të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Dueli kundër Gjeorgjisë në Tblisi ka një rëndësi të konsiderueshme pasi një tjeter hap fals do të digjte përfundimisht shanset e kuqezinjve për të qenë në lojë për vendin e parë, duke i bërë të pavlefshme ndeshjet shtëpiake të muajit nëntor kundër Ukrainës dhe Çekisë.

Një muaj më parë Gjeogjia na mundi në Tiranë 1 me 0 me një gol shumë të bukur nga distancë të Kocorazhvilit, lojtar i cili sot nuk është i gatshëm për trajnerin Vili Sanjol.

Gjeorgjianet vijnë pas humbjes ndaj Ukrainës dhe bashkëkryesojnë grupin me Çekinë në kuotën e gjashtë pikëve.

Veç faktit fushë, sytë e tyre janë sot tek ylli i skuadrës Kvaratshkelia që do të jetë dhimbje koke edhe për Elseid Hysajn.

Shqipëria ëshhtë në një moment të vështirë pasi ka marrë vetëm tre pikë në 3 ndeshje, vjen pas dy humbjesh radhazi dhe për më teper nuk ka shënuar asnjë gol në 180 minuta.

Pavarësisht lojës së dobët, trajneri Silvinjo nuk pritet të bëjë ndryshime drastike në formacion.

I vetmi që ka mundësi reale per ta nisur nga miniuta e parë është Arbër Hoxha, për shkak se Silvinjo pritet t’i japë kuqezinjve pak më shumë theks sulmues dhe këtë do ta bëjë duke kaluar në qendër të mesfushës Nedim Bajramin dhe uljen në stol të Qazim Laçit.

Porta dhe mbrojtja nuk ndryshojnë, ndonëse Ajeti në mbrojtje mund të jetë një lëvizje surprizë në vend të Kumbullës.

Ramadani dhe Asllani do të jenë digat para mbrojtjes, ndërsa në fazën offensive mbetet titullar Asani në të djathtë dhe Daku në sulm.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin  “Mikheil Meskhi Stadium”  me kapacitet prej 27.223 vendesh dhe do te drejtohet nga holandezi i njohur Dani Makeli.

Në 10 ndeshjet e zhvilluara kundër Gjeorgjisë në histori, Shqipëria ka fituar vetëm 2, 3 ndeshje janë mbyllur në barazim dhe 5 herë ka fituar Gjeorgjia.

 

Show More

Related Articles

Back to top button