LajmeMaqedoni

Për vdekjen e foshnjës 14 muajshe, mjekët kanë bërë një sërë lëshimesh

“Dikush pret 5 minuta dhe është nervoz, të gjithë presim diku edhe në bankë kur shkojmë presim 10 minuta dhe na thërrasin”, tha minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Kjo pritje e vrau foshnjën 14 muajshe. Mjekët nga klinika për fëmijë “Kozle” kanë bërë lëshim gjatë vlerësimit për pranim dhe vlerësim jo në kohë të peshës së sëmundjes.

“Komisioni për mbikëqyrje profesionale notoi lëshime në vlerësimin për nevojën për hospitalizim gjatë kontrollit të dytë të foshnjës në klinikë. Përderisa në Kozle është konstatuar vlerësim joadekuat dhe jo në kohë të peshës së vështirësive respiratore dhe trajtimit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari tha se raporti i komisionit do të dërgohet në dy klinikat dhe në Komisionin etik pranë Odës së mjekëve dhe se shpreson se do të shqyrtohet seriozisht dhe se do të ndërmerren masa.

“Mosekzistimi i rekomandimeve ose algoritmeve për triazh të pacientëve gjatë pranimit dhe për trajtim të mëtutjeshëm. Në lidhje me mungesat teknike në Kozle, është konstatuar nevoja për aparaturë adekuate për dhënien e përkrahjes respiratore, invazive dhe jo invazive”, shtoi Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.

Për rastin me lehonën 31 vjeçare nga Kumanova e cila më 27 shtator ndërroi jetë në repartin e gjinekologjisë dhe akusherisë në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, komisioni nuk ka konstatuar parregullsi as gjatë trajtimit të shtatzënisë e as gjatë lindjes.

“Përfundimi i komisionit është se mungesat nuk mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt apo indirekt për përkeqësimin akut të gjendjes së përgjithshme shëndetësore të pacientes. Rezultati pas foshnjës është vdekja e lehonës”, potencoi Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.

Në konferencë për media për 100 ditët e para të qeverisë, ministri Arben Taravari tha se 60% deri 70% të pacientëve janë të kënaqur nga mjekët në shëndetësinë publike, por se gazetarët nuk bëjnë lajme për ta.

“Sistemi shëndetësor ekziston për pacientët dhe ata janë qendra e orbitës së sistemit shëndetësor”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

 

Show More

Related Articles

Back to top button