LajmeMaqedoni

Kasami: Është koha që të formohet Akademia Shqiptare në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot deklaroi se ka ardhur koha që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të kenë përfaqësim edhe në nivelin akademikë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kasami tha se po punojmë për zgjidhje ligjore me deputetët e koalicionit VLEN, dhe paralelisht po punojmë edhe me partnerin tonë të qeverisë që sa më shpejtë ky projekt të gjej zgjidhje.

“Sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ku veçmë i kanë të themeluar tre universitete me mësim në gjuhën shqipe kanë nevojë apo është koha dhe momenti që të kenë edhe përfaqësim në nivelin akademik dhe do të angazhohemi edhe politikisht që kjo të jetë e mundur një ditë”, tha Kasami.

Kasami tha se po punojmë për zgjidhje ligjore me deputetët e koalicionit VLEN, dhe paralelisht po punojmë edhe me partnerin tonë të qeverisë që sa më shpejtë ky projekt të gjej zgjidhje ligjore.

Profesori universitar dhe njëri nga iniciuesit, Hasan Jashari tha formimi i Akademisë Shqiptare është në kuadër të dialogut shoqëror dhe se të gjithë shoqëritë të sensibilizohen dhe të na shohin si miq të shoqërisë dhe shkencës dhe jo si armiq.

Jashari tha se para një vit e gjysmë kanë dorëzuar një elaborat në Qeveri me të gjitha resurset kadrovike, ndërsa nuk kemi marrë përgjigje nuk kemi pasur dialog./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button