LajmeRajon

Hovenier: SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen për KFOR-in, për të garantuar siguri në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.

Hovenier në një postim në Twitter i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit italian Enrico Barduani, ndërsa ka shprehur një vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e komandantit të deritanishëm, Ozkan Ulutash.

“Ishte privilegj të merrja pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutash, dhe një mirëseardhje e ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën… Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë”, shkruan Hovenier.

Ndryshe, të premten me një ceremoni rasti është bërë ndërrimi i komandës në KFOR. Gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani.

Në këtë ceremoni ka marr pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra e ambasadorë të huajë në Kosovë. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button