LajmeMaqedoni

Filipçe reagon ashpër për krijimin e Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë

Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe, nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të katër komunave me shumicë shqiptare të udhëhequra nga partitë e VLEN se do të bashkëfinancojnë projektet e Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë.

Filipçe, thotë se është i shqetësuar dhe kategorikisht e kundërshton idenë për formimin e Akademisë paralele të Arteve dhe Shkencave.

Për kryeopozitarin, është precedent që të krijohen institucione të “pastra etnike” dhe kjo ide është hedhur poshtë nga akademikët paraprak.

Madje, sipas tij, kjo është politikë tendencioze e cila u shërben qëllimeve për nxitje të ndarjeve që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë.

Për këtë, Filipçe paralajmëron se me të gjitha mekanizma do të kundërshtojë në komunat që duhet të financojnë këtë projekt.

Iniciativa e djeshme e krerëve të Gostivarit, Tetovës, Çairit dhe Zhelinës është vijimësi e përpjekjeve të VLEN-it për të realizuar premtimin programor se do të themelojnë Akademi Shqiptare pasi shqiptarët nuk po përfshihen mjaftueshëm në Akademinë Shtetërore. Megjithatë, ideja për formimin e Akademisë nuk është përkrahur nga kryeministri Hristijan Mickoski./ Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button