BotaLajme

Suedia aplikon zyrtarisht / Nxitim për në NATO, firmoset kërkesa

Suedia ka nënshkruar të martën një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO, një ditë pasi ka bërë të ditur se do të aplikojë në aleancën 30-anëtarëshe. Në Finlandën fqinje, ligjvënësit pritet të marrin të njëjtin vendim gjatë ditës. Finlanda ka bërë të ditur të dielën se synon t’i bashkohet aleancës, duke thënë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë. Ndonëse shumica e vendeve anëtare të NATO-s mirëpresin këto dy shtete në aleancë, Turqia mund të komplikojë këtë proces, pasi ka thënë se nuk mund t’i lejojë ato vende të bëhen anëtare sepse beson që kanë strehuar militantë kurdë. Që një vend të anëtarësohet në NATO, duhet të ekzistojë miratimi i 30 vendeve pjesëmarrëse. Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka zbutur qëndrimet ndaj planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. “Për aq kohë sa vazhdon zgjerimi, përfshirë anëtaret e reja, Finlandën dhe Suedinë, Rusia nuk ka probleme me këto shtete. Prandaj nuk ka kërcënim për Rusinë nga zgjerimi që përfshin këto shtete”, ka thënë Putin. Këto komente përbëjnë ndryshim të madh të retorikës së tij, pas disa viteve që Putin e ka konsideruar zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e Rusisë. Ai madje ka përdorur mundësinë e zgjerimit të aleancës si justifikim për pushtim të Ukrainës më 24 shkurt.

Show More

Related Articles

Back to top button