Suedia ka nënshkruar të martën një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO, një ditë pasi ka bërë të ditur se do të aplikojë në aleancën 30-anëtarëshe. Në Finlandën fqinje, ligjvënësit pritet të marrin të njëjtin vendim gjatë ditës. Finlanda ka bërë të ditur të dielën se synon t’i bashkohet aleancës, duke thënë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë. Ndonëse shumica e vendeve anëtare të NATO-s mirëpresin këto dy shtete në aleancë, Turqia mund të komplikojë këtë proces, pasi ka thënë se nuk mund t’i lejojë ato vende të bëhen anëtare sepse beson që kanë strehuar militantë kurdë. Që një vend të anëtarësohet në NATO, duhet të ekzistojë miratimi i 30 vendeve pjesëmarrëse. Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka zbutur qëndrimet ndaj planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. “Për aq kohë sa vazhdon zgjerimi, përfshirë anëtaret e reja, Finlandën dhe Suedinë, Rusia nuk ka probleme me këto shtete. Prandaj nuk ka kërcënim për Rusinë nga zgjerimi që përfshin këto shtete”, ka thënë Putin. Këto komente përbëjnë ndryshim të madh të retorikës së tij, pas disa viteve që Putin e ka konsideruar zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e Rusisë. Ai madje ka përdorur mundësinë e zgjerimit të aleancës si justifikim për pushtim të Ukrainës më 24 shkurt.
Lexo më tej
Lajme
më parë 8 hours
Nis testimi i specializantëve privatë
Lajme
më parë 9 hours
Vizita e Ahmetit dhe Osmanit në Kosovë, reagon VLEN
më parë 8 hours
Nis testimi i specializantëve privatë
më parë 8 hours
Projeksioni i Bankës Botërore, LSDM me kritika: Maqedonia e fundit në rajon për nga rritja ekonomike
më parë 8 hours
Taravari për VLEN: Gëzohem që u bashkuan 3 parti në 1, uroj të kenë rezultate sa më të mira
më parë 8 hours
Mickoski: Standardet e dyfishta minojnë frymën evropiane dhe zhgënjejnë kombin tonë
më parë 8 hours
Bekim Qoku do të jetë koordinatori i ri i grupit parlamentar të VLEN-it
më parë 8 hours
Vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ambasadori Rohde: Veprimi i shpejtë është i domosdoshëm
më parë 9 hours
Kremlini: Putini është i hapur për paqe, por jo aq shpejt sa dëshiron Trump
më parë 9 hours
Vizita e Ahmetit dhe Osmanit në Kosovë, reagon VLEN
më parë 9 hours
Limani: Pavarësisht sfidave me të cilat përballet vendi ynë, me punë të përbashkët dhe të koordinuar, le të krijojmë kushte që të gjithë njerëzit të arrijnë potencialin e tyre
më parë 9 hours