Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Pau Kubarsi ka lavdëruar shokun dhe bashkëlojtarin e tij, Lamine Jamal, duke thënë se ai nuk ka kufij dhe mund ta fitojë shumë shpejtë “Topin e Artë”.
Kubarsi ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ku shprehu ambicien e tij për të ardhmen e tij te Barcelona.
“Unë dua të fitoj të gjithë titujt në Barca, dua të kaloj gjithë karrierën time këtu”, ka thënë fillimisht Kubarsi për RAC1.
17-vjeçari gjithashtu lavdëroi shokun e skuadrës së Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Jamal.
“Lamine Jamal nuk ka kufij. Është e ndërlikuar ta ndalosh atë. Asnjëherë nuk e di se në cilën rrugë do të shkojë. Jamal mund ta fitojë Topin e Artë. Të gjithë e shohin se kush është Lamine, por unë e njoh prej kohësh. Ai ka aftësitë e nevojshme për ta arritur atë”, përfundoi mbrojtësi i Barçës.