LajmeMaqedoni

Murtezani: RMV është e gatshme për të nisur bisedimet me BE-në

Ministri për Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, në konferencën për media me ambasadorin e BE-së në Shkup, Mihalis Rokas ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është e gatshme për të nisur negociatat e aderimit.
“Mund të konstatojmë se kemi një vazhdimësi të qëndrueshme në gatishmërinë e përgjithshme të vendit, që është një konfirmim se mbetemi në përcaktimin strategjik për anëtarësim në BE dhe duhet të jetë një nxitje më shumë për të gjithë ne për të realizuar reformat e nevojshme”, ka deklaruar Murtezani.
Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024 u publikua më 30 tetor. Në të veç kritikave dhe progresit të lehtë që ka arritur vendi, janë edhe 120 rekomandime që Maqedonia e Veriut duhet të realizoj vitin e ardhshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button