LajmeMaqedoni

Durmishi: Shporta e vjeshtës mundësoi kursime deri në 1.360 denarë për familje

Shporta e vjeshtës mundësoi kursimin deri në 1.360 denarë për familje. Masa u zbatua me sukses dhe dha rezultatet e pritura, tha sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

“Pres nga nëntori një ulje të mëtejshme të çmimeve pasi ka filluar aplikimi i Ligjit për Praktikat Tregtare. Shporta e vjeshtës nga dje nuk është më në fuqi, por nëse do të ketë rritje çmimesh do të merren masa më rigoroze”, tha Durmishi.

Durmishi tha se rritja e madhe e çmimeve është parandaluar me shportën e vjeshtës.

“Me shportën e vjeshtës çmimet e produkteve u ulën nga pesë deri në dhjetë për qind. Ka edhe produkte që nuk ulen fare ose shumë pak, si buka, qumështi, vajrat ushqimorë, por edhe produkte të cilave u është ulur çmimi më shumë se 10 për qind, si mishi, perimet, produktet e qumështit”, shtoi Ministri./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button